Ngrihet Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Nga Exit News
Ngrihet Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni do të drejtohet nga Damian Gjiknuri, ndërsa anëtarët e komisionit janë:

  • Adnor Shameti nga shumica socialiste,
  • Alket Hyseni nga shumica socialiste,
  • Myslim Murrizi nga opozita parlamentar,
  • Edmond Stojku nga opozita parlamentar.

Ndërsa nga opozita jashtë parlamentit do të jetë përfaqesues Oerd Bylykbashi.

Komisioni pritet të fillojë punën me shqyrtimin e të gjithë kandidatëve për të qenë anëtarë në KQZ-në e re – aplikimet përfundojnë më 18 shtator.

Ndërkohë për lexuar një listë të atyre që kanë aplikuar deri më tani për të qenë pjesë e KQZ-së, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>