Lindita Nikolla u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit me 79 vota pro, në seancës e së premtes. Në seancë votuan 83 deputetë, ndër to 79 votuan pro, 4 votuan kundra.
4 deputetët që votuan kundra ishin të LSI-se, Kryemadhi, Vasili, Çela dhe Xhixho. Ndërsa Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka nuk morrën pjesë në votim.
Grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të Sali Berishës dhe Vangjel Dules nuk votuan për kandidaturën e Nikollës. Ata grisën fletën e votimit.
Ndërsa Dule votoi pro zgjedhjes së Nikollës dhe Berisha u larguan nga seanca plenare.
Kush është Lindita Nikolla:
Nikolla nga viti 2003 – 2006 ka qënë Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në vitin 2007.
Në vitin 2013 deri në vitin 2019 ajo ka mbajtur postin e ministres së Arsimit. Në dhjetor 2019, ajo u dorëhoq nga ky post për shkak të protestave të studentëve.
Nikolla në fjalimin e saj të parë u shpreh se ky Kuvend duhet të bazohet në dialog dhe gjithëpërfshirje.