Nis emisioni ‘Me pak fjalë’ nga Neritan Sejamini, një përpjekje për të shpjeguar ç’ndodh në vend

Nga Exit News
Nis emisioni ‘Me pak fjalë’ nga Neritan Sejamini, një përpjekje për të shpjeguar ç’ndodh në vend

Nga 30 shtatori, në Euronews Albania fillon emisioni shpjegues “Me pak fjalë” nga Neritan Sejamini, i cili do të transmetohet nga e martë në të premte në orën 21:00.

Emisioni, që do të zgjasë rreth 30 minuta, do të ketë dy pjesë kryesore: një pjesë analitike për të shpjeguar në mënyrë të qartë, të thjeshtë dhe vizuale një çështje të rëndësishme ekonomike apo politike; dhe një pjesë bisedë me aktorë apo ekspertë të rëndësishëm politikë e ekonomikë për të hedhur më shumë dritë mbi çështjen në diskutim.

Një nga qëllimet kryesore të emisionit është të ofrojë ide, shpejgime të reja por edhe figura të reja për publikun me ekspertizë profesionale dhe teknike.

‘Me pak fjalë’ synon depërtojë përmes zhurmës së propagandës dhe debateve me opinione të nxehta për të ofruar shpjegime, sqarime dhe analiza të thjeshta dhe objektive për ekonominë dhe politikën e vendit.

Ndërsa propaganda sundon kudo; vendim-marrja publike bëhet pa transparencë; dhe  mediat më shpesh përçojnë propagandë dhe shpërqendrim se qartësi, qytetarët mbeten të painformuar dhe të paqartë për ngjarjet dhe vendimet që ndikojnë jetët e tyre.

Dhjetëra emisione në dhjetëra televizionë ofrojnë çdo ditë opinione debat që komentojnë shfaqjet sipërfaqësore politike dhe ekonomike, por pak sjellin vështrime më të thella analitike.

“Me pak fjalë” do të përqendrohet tek faktet dhe forcat që lëvizin politikën dhe ekonominë, përtej asaj që duket. Do të shpjegojë rolin dhe interesta e palëve dhe aktorëve politikë dhe ekonomikë, dhe mbi të gjitha ndikimin e tyre në interesin publik.

Ne sot kemi nevojë të diskutojmë më shumë për ide, kemi nevojë të dëgjojmë më shumë të vërteta.

‘Demokracia vdes në errësirë’. “Me pak fjalë” do të përpiqet që të hedhë pak dritë në errësirën e diskutimit publik të vendit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>