Sot, 1 korrik 2021 nis zbatimi i fazës së dytë të fiskalizimit për transaksionet bankare dhe pagesat me kartë ndërmjet tatimpaguesve. Ndërsa më 1 shtator 2021 nis faza e tretë për transaksionet me para në dorë të të gjitha bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë. Prej 1 janarit 2021 ai ka hyrë në fuqi për shitjet jo me para në dorë mes bizneseve dhe shtetit.
Çfarë është fiskalizimi:
Prej 1 shtatorit 2021, do të ndryshojë mënyra e lëshimit të faturave nga bizneset për shitjet. Të gjitha shitjet e tatimpaguesve do të raportohen menjëherë online përmes një sistemi të lidhur me Drejtorinë e Tatimeve.
Sistemi i ri kombinon teknologjinë dhe një sërë rregullash të reja për t’u dhënë mundësinë autoriteteve tatimore që të mbikqyrin në kohë reale të gjitha shitjet e tatimpaguesve, me qëllim uljen e evazionit fiskal.
Për instalimin e sistemit të ri bizneseve u duhen:
Një pajisje fiskale: një pajisje elektronike që mund të lëshojë fatura shitjeje;
Një printer të lidhur me të ose të integruar në një. Mund të jetë kompjuter, I-pad, telefon, mund të jenë edhe një pjesë e regjistrave aktualë‚ atë që janë më moderne;
Një program kompjuterik/aplikacion që lëshon dhe pranon fatura elektronike;
Lidhje interneti për të mundësuar komunkimin midis tatimpaguesit dhe autoriteteve fiskale;
Certifikim nga Agjencia Shoqërisë se Informacionit qe jep edhe firmën elektronike me të cilën nënshkruhet çdo faturë elektronike.
Vendosja e sistemit të ri të fiskalizmit ka një kosto vjetore për bizneset prej 40 – 68 mijë lekë, ku përfshihen vula elektronike, shërbimi i internetit dhe mirëmbajtja e programit kompjuterik. Ndërsa kostot fillestare llogariten mes 15 – 60 mijë lekë.
Këtu përfshihet blerja e pajisjes së fiskalizimit, që mund të jetë një kompjuter, tablet, telefon smart dhe madje kasa fiskale moderne ku mund të instalohet programi, i cili është kostoja e dytë fillestare.
Megjithatë, kosto nga sistemi i mbledhjes së taksave ka edhe shteti. Sipas një studimi të vitit 2019, shteti ka humbur në vitin 2015, 14,4 miliardë lekë ose sa mbi 11 % e të totalit të të ardhura nga TVSH.