Saimiri Tahiri do të gjykohet për “trafikim të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim me organizatë kriminale, dhe “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Kështu vendosi sot Gjykata e Krimeve të Rënda.
Gjykatësja nuk e pranoi kërkesën e Saimri Tahirin për mbyllje të hetimeve dhe vendosi vazhdimin e hetimeve për Ish-ministri i Brendshëm Tahiri.
Pas vendimit të gjyaktëses Saimir Tahiri deklaroi përpara mediave se:
Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban.”
Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Katania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tij. Emri i ish-Ministrit Tahiri doli në përgjimet e bëra ndaj grupit kriminal Habilaj nga Prokuroria italiane. Vëllezërit Habilaj aktualisht akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh.