Gjykata e Elbasanit do të nisë gjykimin për vrasje të kryer në bashkëpunim, për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdarin, për vrasjen e Florian Lamçes.
Florian Lamçe, 40 vjeç, u vra duke u goditur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.
Policia arrestoi për ngjarjen Ardiano Hajdarin, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç.
Lamçe bashkë me Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin janë konfliktuar me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.
Ai ka qenë i dënuar më 3 vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’.
Po ashtu ai është hetuar dhe për dy plagosje, por nuk është dënuar.