Nis hetimi për pasurinë e Dashamir Xhikës

Nis hetimi për pasurinë e Dashamir Xhikës

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi sot hetimin e pasurisë së Dashamir Xhikës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Autoritetit Rrugor që po hetohen për shpërdorim detyre.

Dashamir Xhika, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor, Aksel Qurduka dhe Albens Alites akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përfituar para gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar.

Vlera totale e investimit që duhej bërë në rrugën Elbasan-Gjinar për asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistike është rreth 500 milionë lekë, por gjatë inspektimit është zbuluar që punimet nuk janë kryer.

Sipas hetimeve, dëmi ekonomik që zyrtarët kanë shkaktuar arrin në 170 milionë lekë.

Në dokumente, zyrtarët e akuzuar kanë paraqitur të dhëna të rreme se asfaltimi dhe vendosja e sinjalistikës është bërë.

Për këtë dosje janë arrestuar pesë persona, mes të cilëve dhe Dashamir Xhika.

Deri më tani, kanë dëshmuar në Prokurori dhe dy ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, ndërkohë që pritet të dëshmojë dhe Damian Gjiknuri, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>