Nis mbledhja e Këshillit Politik

Nga Exit News
Nis mbledhja e Këshillit Politik

Këshilli Politik ka nisur bisedimet në orën 11:00 për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Mësohet se përveç përfaqëuesve të përhershëm të PS-PD-LSI, në takim do të jenë dhe deputetët Kujtim Gjuzi dhe Zef Shtjefni nga opozita parlamentare.

Diskutimet në Këshillin Politik pritet të jenë intensive në ditët në vazhdim, pasi kryeministri Rama ka paralajmëruar se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në kuvend në 30 korrik.

Rama kërkon hapjen e dy të tretave të listës për deputetë dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa Basha kërkon hapjen 100 për qind të listave dhe mbajtjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>