Nis mbledhja e Këshillit të Integrimit, takohen Rama e Meta

Nga Exit News
Nis mbledhja e Këshillit të Integrimit, takohen Rama e Meta

Presidenti Meta dhe Kryeminsitri Rama po marrin pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit.

Në fillim të mbledhjes ata u takuan me njëri-tjetrin duke përplasur bërrylat, në respektim të këshillave kundër përhapjes së Covid-19.

Bashkë me to në takim do të jetë dhe  kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Tema kryesore e takimit do të jetë integrimi europian i vendit dhe prezantimi  i projekt-planit të masave që qeveria do të marrë si përgatitje për procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në sesionin e parë pritet të marrë pjesë dhe Rudina Hajdari, kryetare e komisionit të integrimit në kuvend.

Ndërsa në sesionin e dytë do të flaës zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Integrimit pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>