Nis mbledhja e prokurorëve për emërimin e dy anëtarëve të KLP

Nga Exit News
Nis mbledhja e prokurorëve për emërimin e dy anëtarëve të KLP

Sot, me 28 janar po zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për zevëndësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Që prej orës 08:00 ka nisur votimi për dy anëtarët e rinj të KLP-së. I pari që ka votuar është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Më pas kanë votuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe në orët në vijim do të votojnë prokurorët e Apelit dhe shkallëve të para.

Në garë për vendet bosh në KLP janë 5 kandidatët e mëposhtëm:

  1. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
  2. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  3. Eloida Goxhi, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
  4. Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  5. Elona Avni Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Më 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Cani, pasi u shkarkuan Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>