Ka nisur numërimi i votave në Kosovë, ku Vetëvendosja kryeson me 44.67 përqind të votave.
Në vend të dytë renditet Partia Demokristiane e Kosovës (PDK) me 18.54 përqind dhe në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) me 13.70 përqind të votave.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9.71 përqind të votave.
Procesi i votimit në Kosovë përfundoi rreth orës 19:30. Në zgjedhje kanë votuar pjesë 46.90% e qytetarëve.
Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.
Për të parë rezultatet klikoni këtu.