Nis procesi i Rindërtimit me shkollën ‘Kastrioti’ në Fushë-Krujë

Nga Exit News
Nis procesi i Rindërtimit me shkollën ‘Kastrioti’ në Fushë-Krujë

Kryeministri Rama dhe ministri për Rindërtimin Ahmetaj inaguruan sot nisjen e punimeve për rindërtimin pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkolla e parë që fillon ndërtimin është “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës. Në total qeveria ka premtuar rindërtimin nga e para të 129 shkollave.

Shkolla do të ketë dhe kopshtin të integruar brenda saj.

Ministria Ahmetaj lajmëroi se në ditët në vijim do të nisin punimet për shkollën në Marikaj dhe për ndërhyrje të tjera infrastrukturore në objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>