Nis protesta për Klodian Rashën, policia blindon Kryeministrinë

Nga Exit News
Nis protesta për Klodian Rashën, policia blindon Kryeministrinë

Protestuesit, kryesisht të rinj, kanë nisur ditën e katërt të protestës pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic. 

Ata janë mbledhur përballë Kryeministrisë, ku ka qindra policë, autobote uji dhe mjete të rënda. 

Nën parullat ‘Drejtësi për Klodianin” dhe “Ardi Veliu dorëhiqu” protestuesit ndodhen në dy grupe, tek ministria e Brendshme dhe tek Kryeministria.

Gazetarët nga terreni raportojnë se ka forca të shumta të policisë së rendit dhe speciale në terren.

Protesta për Klodianin nisi të martën dhe vijon tashmë prej 4 ditësh. Gjatë këtyre ditëve protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë dëmtuar xhama godinash publike, kazanë plehrash, zbukurime dhe sinjalistikë rrugore. Policia ka ndaluar më tepër se njëqind vetë, përfshi dy gazetarë. 

Policia përdori gaz lotsjellës, sprej djegës dhe ujë me presion kundër tyre edhe dje. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>