Rifillon punimet komisioni për shkarkimin e Presidentit, pas opinionit te ‘Venecias’

Rifillon punimet komisioni për shkarkimin e Presidentit, pas opinionit te ‘Venecias’

Ka rifilluar, sot, punimet komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e procedurave të ndjekura nga Presidenti, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Punimet e kom isiont ishin ndërprerë për të pritur opinionin e Venecias, i cili u dërgua rreth një muaj më parë.

Në mbledhjen e sotme, do të shqyrohet një material sekret i ardhur nga Presidenca.

Me vazhdimin e punës së Komisionit Hetimor, shumica socialiste po injoron  opinionin e Komisionit të Venecias, i cili u shpreh se veprimet e Presidentit nuk përbënin shkelje serioze për të kërkuar shkarkimin e tij.

Komisioni hetimor u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor. Por socialistët e shtynë afatin e Komisionit sepse iu drejtuan Komisonit të Venecias për mendim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>