Nis punën komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Nis punën komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta zhvilloi sot mbledhjen e parë.

Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë: pesë socialistë – Ulsi Manja si kryetar, Bashkim Fino, Alket Hyseni, Klotilda Bushka dhe Vasilika Hysi si anëtarë; dhe katër deputetë të opozitës së re: Alban Zeneli, Adriatik Alimadhi, Halit Valteri dhe Krenar Rryçi.

Kryetari Manja sqaroi qëllimin kryesor të komisionit: të verifikojë procedurat e ndjekura nga Presidenti, gjatë ushtrimit të kompetencave lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019.

Për këtë, komisioni do të verifikojë hartimin e akteve dhe efektet e tyre juridike në raport me kompetencat e  Presidentit të përcaktuara në Kushtetutë. Po ashtu ai do të vertifikojë pasojat e akteve të presidentit në raport me institucionet e tjera t si Kuvendi, Këshilli i Ministrave, KQZ apo gjykatat.

Komisioni hetimor u miratua në kuvend më 8 korrik, me 101 vota pro. Ai do të ketë tre muaj kohë për të hetuar veprimet e Presidentit Meta.

Në përfundim të tre muajve, komisioni duhet të paraqesë përpara deputetëve një raport me gjetjet e hetimit, si dhe me arsyet dhe motivet se përse presidenti duhet shkarkuar.

Në përfundim, i takon kuvendit të votojë për shkarkimin e presidentit. Nëse 93 ose më shumë deputetë votojnë pro shkarkimit, vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, aktualisht jo funksionale, brenda 5 ditëve dhe vetëm kjo e fundit ka kompetencën për të shkarkuar Presidentin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>