Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete

Nga Exit News
Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete

Nga 19 deri në 21 shtator, të gjithë studentët që ende nuk janë regjistruar në një degë studimi në universitet, do të kenë mundësinë të regjistrohen në raundin e dytë.

Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, në këtë raund parashikohet të aplikojnë rreth 9 mijë nxënës.

Krahasuar me një vit më parë, sipas Xhelaj, ka pasur një numër më të lartë studentësh të regjistruar që në raundin e parë, rreth 15 mijë. Prej tyre, vetëm 170 janë çregjistruar duke lënë vende bosh për nxënësit e raundit të dytë.

Pas fazës së aplikimit, studentët fitues në raundin e dytë do të kenë mundësi të regjistrohen në shkolla në periudhën 30 shtator – 9 tetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>