Nis rindërtimi i 200 banesave individuale në Tiranë

Nga Exit News
Nis rindërtimi i 200 banesave individuale në Tiranë

Bashkia Tiranë ka publikuar listën e 200 banesave individuale të cilat do të fillojnë të rindeërtohen, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ditën e shtunë.

Bashkia Tiranë do të ndërtojë në total 889 shtëpi: 312 shtëpi 1+1, 334 shtëpi 2+1 dhe 243 shtëpi 3+1, për një vlerë prej 18 milionë euro.

Pas dështimit të tenderit të parë, Bashkia hapi tenderin e dytë, më 15 maj 2020, me vlerë 18 milionë euro për rindërtimin e 889 banesave individuale, Procedura e zgjedhur nga Bashkia ishte “tender i kufizuar”, dhe jo më tender ndërkombëtar sikurse ishte propaganduar nga qeveria.

Fituesit e tenderit u shpallën më 26 maj 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>