Sot fillon shpërndarja e pagesave për familjet e prekura në qytetin e Shijakut nga tërmeti i 26 nëntorit, . Lajmin e dha Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Në një konferencë për shtyp ai pohoi se qeveria miratoi një fond prej 512 milionë lekë, të cilat do tu jepen familjeve për të rikonstruktuar shtëpitë e tyre vetë ose me ndihmën e Bashkisë. Numri total i përfituesve nga këto pagesa është 1174 banesa individuale dhe 27 pallate.
“Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun Qeveria ka miratuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë shijak për vitin 2020. Në Bashkinë e Shijakut janë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.”
Ahmetaj tha se në javët në vijim do të përfundohet procesi i vlerësimit në qytetet e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Kurbinit.