Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli u njoh, të martën, 10 nëntor, me aktakuzat nga Prokuroria Speciale e Hagës.
Gjatë seancës së parë paraprake, prokuroria njohu Veselin me 10 akuzat, prej të cilave gjashtë janë krime kundër njerëzimit dhe katër janë krime lufte.
Britaniku Ben Emmerson është avokati mbrojtës i Veselit.
Akuzat që rëndojnë mbi të janë:
- Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
- Burgosje, krim kundër njerëzimit;
- Ndalim arbitrar, krim lufte;
- Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
- Trajtim mizor, krim lufte;
- Torturë, krim kundër njerëzimit;
- Torturë si krim lufte;
- Vrasje, krim kundër njerëzimit;
- Vrasje e paligjshme si krim lufte;
- Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.
Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.
Gjyqtari deklaroi se seanca e sotme ‘është dita për kundërshtuar akuzat, por vetëm për të deklaruar nëse i ka kuptuar akuzat për të cilën akuzohet nga Prokuroria Speciale.’
Seanca mund të ndiqet live këtu.