Nis seanca për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

Nga Exit News
Nis seanca për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancën për shqyrtimin e kërkesë së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia.

ILD, më 12 shkurt 2021 kërkoi shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia për lirimin e Hekuran Billës.

ILD argumentoi se prokurori Memia ka kryer shkelje të ligjit dhe ka cenuar figurën e magjistrantit. Në kërkesën drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD u shpreh se ka shqyrtuar mbi 25 vendime ku prokuror ka qënë Bujar Memia dhe ka arritur në konkluzionin se ai nuk ka ushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Në raport me faktet e provuara gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku,  konstatohet se nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:


–    Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
–    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
–    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
–    Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal.”

Memia ka qënë prokurori i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në komunën e Parisit .

 Ai ishte dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm ne Angli për vrasjen e një 22 vjeçari dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve, në 2006. Ai u arrestua në Shqipëri në nëntor të 2007, ndërsa nuk dihet se si ka arritur të kalojë kufirin.

Dënimi i gjykatës angleze mbeti në fuqi dhe u njoh nga gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014.

Më pas në korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj vendosi të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e vendimin me burgim të përjetshëm dhe ta ulë dënimin në 25 vite burgim, të cilat do të llogariteshin që nga dita e arrestimit, 15 nëntor 2007. Pra Billa do duhet të qendronte në burg deri në vitin 2032.

Por në shkurt 2019 Billa doli nga burgu me një vendim të Gjykatës së Krujës. Sipas gazetarit Qyno, gjyqtarja Enkeleda Hoxha i ka ulur disa herë dënimin dhe si përfundim, e nxori në lirim me kusht duke i falur 5 vjet burgim.

Prokurori Memia nuk e apeloi këtë vendim, duke bërë që ai të marrë formë të prerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>