Nis shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Nga Exit News
Nis shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Qeveria ka nisur shpërndarjen e granteve të para të rindërtimit, për familjet, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeri i 26 nëntorit.

Bashkia e parë e cila ka përfituar është ajo e Shijakut, ku deri tani 315 qytetarë kanë marrë grantet sipas vlerësimeve të bëra nga ekspertët.

një konferencë online, Kryeministri Rama, ministri për Rindërtimin Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut Arbana njoftuan se në Shijak do të përfitojnë dhe 530 familje të tjera, dhe se më pas do të nisë i njëjti proces në bashkitë e tjera.

Për pallatet, Arbana tha se janë vendosur në krye të procesit të menaxhimit të granteve administratoët e pallateve.

Ministri Ahmetaj tha se në 7 bashki të prekura nga tërmeti janë në total 5708 familje që përfitojnë grante, por po vazhdon akoma puna në bashkitë e mëdha:

“5708 familje përfituese janë. Presim përfundimin në Bashkinë e Tiranës, Lezhë dhe Durrës. 2 miliard lekë është shuma në Bashkitë me proces të përfunduar. Për të gjitha Bashkitë që do të bëjnë vlerësimin final, premtojmë që brenda korrikut të gjitha familjet të marrin paratë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>