
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini lajmëroi shpërndarjen e librave falas për 250 mijë nxënës në të gjithë vendin.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të”, shkruan Shahini në nëj postim në Facebook.
Ministrja i bëri thirrje prindërve dhe mësuesve “të ruajnë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik”.