Nis stërvitja Defender 21, Ambasadorja e SHBA-ve përgëzon Forcat e Armatosura shqiptare

Nga Exit News
Nis stërvitja Defender 21, Ambasadorja e SHBA-ve përgëzon Forcat e Armatosura shqiptare

Sot, të martën, 4 maj u organizua aktiviteti për nisjen e stërvitjes ushtarake shumëkombëshe Defender 21.

Në aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Gjeneraldhe Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të SHBA dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europianë të NATO-s Gjenerali Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të SHBA në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate Christopher Cavoli.

Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Yuri Kim përshëndeti nisjen e aktivitetit. Ajo përgëzoi forcat e armatosura shqiptare. Ambasadorja i uroi mirëseardhjen tre gjeneralëve amerikanë me 4 yje.

’Ne përgëzojmë Shqipërinë që asnjëherë nuk ka hezituar për të ndihmuar aleatët. Na keni treguar potencialit taktik të Shqipërisë. Stërvitja në Shqipëri është histroike në vetvete. Ky operacion logjistik për të cilin keni ardhur të gjithë, tregon aftësinë e SHBA-ve për të dërguar forca ushtarake aty ku duhen. Mbështetja jonë për NATO-n është e dukshme“, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.

Në portin e Durrësit kanë mbërritur kontenierët dhe kamionët e mëdhenj për stërvitjen ushtarake shumëkombëshe Defender 21. Kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor dhe në detin Adriatik që pas luftës së Dytë Botërore.

700 pajisje të Gardës Kombëtare të Floridës kanë mbërritur në Durrës. Ato do të përdoren për stërvitjen e 6000 ushtarëve amerikanë në 6 baza ushtarake në Shqipëri.

Defender 21 ka 28 mijë trupa marinë në 25 vende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>