
Më 3 korrik nis në vend vaksinimi në banesa përmes njësive e lëvizshme të vaksinimit. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të premten, gjatë vizitës në qendrën shëndetësore në Lushnje.
Qeveria po kërkon të vaksinojë qytetarët që e kanë të pamundur të lëvizin nga banesa ose që ndodhen në zonat e thella.
Prej fillimit të vaksinimit më 7 janar 2021, në vend janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë dhe 400 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht. Aktualisht administrohen 4 vaksian: Sinovac, Astrazeneca, Pfizer dhe Sputnik V.