Nis vaksinimi i ekipit të Urgjencës Kombëtare

Nga Exit News
Nis vaksinimi i ekipit të Urgjencës Kombëtare

Ka nisur të martën vaksinimi i punonjësve të Urgjencës Kombëtare. Në një postim në Instagram, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se do të vaksinohen rreth 500 ekip mjekësor ditën e sotme.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”

Në Tiranë nisi të dielën vaksinimi i personave mbi 80 vjeç, ku të parët ishin disa personalitete të jetës publike si Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Piro Milkani dhe Sherif Merdani.

Shqipëria ka marrë aktualisht 9165 doza të vaksinës së Pfizer. Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza. Rama ka deklaruar gjithashtu se Shqipërisë do t’i dhurohen 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga një vend anonim.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme