
60 mjekë, infermierë dhe epidemiologë do të marrin të martën vaksinën anti-Covid të kompanisë Pfizer.
Një pjesë e atyre që do të vaksinohen të martën janë epidemiologët e terrenit të Tiranës, Durrësit e Krujës.
Kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe Shefja e Epidemiologjisë Silva Bino vizituan qendrën ku po bëhet vaksinimi, tek stadium kombëtar.
Zonja Bino sqaroi se deri më tani të gjitha dozat e vaksinës janë mirëmenaxhuar: një flakon që përmben 6 doza dhe duhet përdor brenda 2 orësh nga hapja, është përdorur sipas instruksioneve, duke bërë që asnjë dozë të mos shkojë dëm.

Asnjë prej personave të vaksinuar deri më tani nuk ka pasur efekte anësore, njoftoi Bino.
Po ashtu, Bino lajmëroi se së shpejti do të nisë dhe vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.
Kjo është dita e dytë e vaksinimit në vend. Të hënën u vaksinuan të parët Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët e spitalit Infektiv dhe Sanatorium, të cilët po shërbejnë si spitale Covid.