Vaksinimi i mësuesve në vend do të nisë sot, 13 mars, në shkollën ‘4 Dëshmorët’, në Tiranë, pas mbërritjes së rreth 38 mijë dozave të para të vaksinës AstraZeneca. Qeveria ka vendosur vaksinimin e popullsisë së të gjitha moshave me vaksinën Astra Zeneca.
Austria, Bullgaria, Danimarka, Norvegjia e Tajlanda janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Por të premten një zëdhënëse e OBSH-së, Margaret Harris, sipas raportimit të BBC, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe rrezikut të mpiksjes së gjakut.
Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë për TV A2 u shpreh se nuk ka të dhëna shkencore që humbjet e jetës dhe trombozat e shkaktuara në persona në shtete të ndryshme kanë lidhje me AstraZeneca.