Nis vaksinimi i mësuesve në shkollën “4 Dëshmorët”

Nga Exit News
Nis vaksinimi i mësuesve në shkollën “4 Dëshmorët”

Vaksinimi i mësuesve në vend do të nisë sot, 13 mars, në shkollën ‘4 Dëshmorët’, në Tiranë, pas mbërritjes së rreth 38 mijë dozave të para të vaksinës AstraZeneca. Qeveria ka vendosur vaksinimin e popullsisë së të gjitha moshave me vaksinën Astra Zeneca.

Austria, Bullgaria, Danimarka, Norvegjia e Tajlanda janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Por të premten një zëdhënëse e OBSH-së, Margaret Harris, sipas raportimit të BBC, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe rrezikut të mpiksjes së gjakut.

Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë për TV A2 u shpreh se nuk ka të dhëna shkencore që humbjet e jetës dhe trombozat e shkaktuara në persona në shtete të ndryshme kanë lidhje me AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>