Nis vaksinimi i mësuesve të Beratit

Nga Exit News
Nis vaksinimi i mësuesve të Beratit

Drejtoria Arsimore e Beratit ka lajmëruar nisjen e vaksinimit të mësuesve, ditën e mërkurë. Qendra e vaksinimit është ngritur në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”.

Sipas njoftimit sot do të vaksinohen 6 shkolla “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.

210 mësues të këtyre shkollave do të vaksinohen me vaksinën“Astra Zeneca”. Sipas mediave, deri tani askush nuk e ka refuzuar vaksinimin, procesi i të cilit po vijon normalisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>