Nis vaksinimi kundra gripit i edukatorëve dhe arsimtarëve

Nga Exit News
Nis vaksinimi kundra gripit i edukatorëve dhe arsimtarëve

Ministria e Shëndetësisë ka nisur sot vaksinimin e të gjithë edukatoreve dhe arsimtarëve me vaksinën kundër gripit të stinës.

Gjatë një vizite në kopshtin 36 në Tiranë, ministrja Manastirliu tha se qeveria ka 4-fishuar sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit për të vaksinuar të gjithë grupet në rrezik:

“Arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin.”

Vaksina anti-grip po bëhet falas për të gjithë grupet e rrezikuara si punonjësit në spitale e qendra shëndetësore, mësuesit, policët e të moshuarit.

Manastirliu njoftoi dhe njëhereë se qeveria po punon për të siguruar sa më shumë doza të vaksinave anti-Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>