Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave

Nga Exit News
Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave

Kosova dhe Serbia nga dita e hënë kanë filluar mbulimin e simboleve të shtetërore me letra ngjitëse në targat e automjeteve në pikat e kalimit kufitar.

Kjo është një ndër pikat e marrëveshjes mes dy vendeve, e arritur në Bruksel pas tensionit të situatës në dy pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak.

Vendosja e letrave ngjitëse në vend të përdorimit të targave të përkohshme është një zgjidhje e përkohshme.

Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky ekip do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme.

Serbët e veriut të Kosovës nuk pranuan vendimin e qeverisë për vendosjen e masës së reciprocitetit mbi targat serbe dhe ndërrimin e targave të UNMIK e përdorimin e targave shtetërore.

Prej 15 shtatori ata bllokuan pikat e kalimit kufitar. Ndërsa ushtria serbe dhe avionët e saj patrulluan në territorin e Kosovës.

Këto lëvizje rritën tensionet mes dy vendeve, duke bërë që KFOR të rrisë forcat ushtarake në kufi me Kosovën.

Gjendja u qetësua pas arritjes së një marrëveshje të përbashkët mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së më 30 shtator.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>