Nis zbatimi i planit për ndryshimin e Sheshit Skëndërbej

Nis zbatimi i planit për ndryshimin e Sheshit Skëndërbej

Bashkia e Tiranës ka hapur sot tenderin për ndërtimin e unazës së vogël rreth Sheshit Skëndërbej. Investimi, me vlerë një milionë euro, përfshin zgjerimin dhe rikonstruksionin e disa segmenteve ekzistuese rrugore dhe hapje të kalimeve të reja. Unaza do të qarkojë nga kryqëzimi i Partizanit të Panjohur, përmes godinës aktuale të INSIG-ut në fillim të Rrugës së Barrikadave, pas Hotel Tiranës, pas Muzeut Kombëtar, anash Bankës së Shqipërisë deri në kryqëzimin e Parkut Rinia në anën e Ministrisë aktuale të Ekonomisë.

Punimet për unazën do të bëhen në periudha kohore të ndryshme. Segmenti i parë është ai nga kryqëzimi i Partizanit të Panjohur deri tek Banka e Shqipërisë. Punimet duhet të zgjasin rreth katër muaj, pas shpalljes së fituesit të tenderit në janar.

Ndërtimi i unazës është faza e parë e rindërtimit të Sheshit Skënderbej. Projekti i bashkisë do ta kthejë atë në hapësirë për këmbësorët, duke e kanalizuar qarkullimin e makinave në unazën që do të ndërtohet.

Projekti ka ngjallur kritika, pasi zgjidhja për menaxhimin e trafikut pas mbylljes së sheshit duket e papërshtatshme dhe mund të krijojë probleme për trafikun në të gjitha zonat qëndrore të qytetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>