Niset treni i parë i drejtpërdrejtë nga Amsterdami për në Londër

Niset treni i parë i drejtpërdrejtë nga Amsterdami për në Londër

Treni i parë i drejtpërdrejtë Eurostar nga Amsterdami në Londër udhëtoi të hënën për herë të parë nga Amsterdami në orën 7:47 të mëngjesit. Itinerari ka vetëm tre ndalesa në Roterdam, Bruksel dhe Lille.

Në udhëtimin e parë treni ishte bosh, pas këshillave për të shmangur udhëtimet jo të domosdoshme për shkak të koronavirusit, raporton gazeta hollandeze NU.nl.

Udhëtimi me tren nga Amsterdami në Londër është një orë më i shkurtër se treni i zakonshëm, në të cilin pasagjerët duhej të kalonin kontrollin kufitar në Bruksel. Kontrollet e pasaportave tani ndodhin në Amsterdam dhe Roterdam.

Çmimet e biletave fillojnë nga 46 euro për klasin e dytë, dhe rreth 125 euro për klasin e parë.

Treni direkt fillimisht ishte vendosur të niste në dhjetor të vitit të kaluar, por kjo u vonua pasi pikat për kontrollet e pasaportave nuk ishin gati. Më pas, data e nisjes ishte e planifikuar për në Prill, por ajo u shty për në tetor për shkak të pandemisë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme