Nishani besimplotë se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet

Nga Exit News
Nishani besimplotë se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur sot kryetar i Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë.

“Prioriteti është ndryshimi i realitetit që kemi, ndaj PD ka formësuar bllokun e saj politik për fitore,”  deklaroi zoti Nishani, në një intervistë për News 24.

Nishani deklaroi se hartimi i listave nga baza e Partisë Demokratike është një sinjal pozitiv për të sjellë më shumë besim tek qytetarët.

Ai theksoi se ‘shqiptarët nuk kanë nevojë thjesht për rotacion politik, por kanë nevojë për një ndryshim të thellë’, pasi sot vendi është në kolaps total.

Nuk dihet akoma nëse pranimi i këtij posti, do të thotë se Nishani, i cili ka është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, do të jetë apo jo kandidat për deputet – sipas rregullores së PD-së kryetari i Këshillit Kombëtar është automatikisht pjesë e listës së kandidatëve për deputete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>