Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për një 49 vjeçar, i cili akuzohet për ndotje ajri.
L.P. akuzohet se duke vënë në punë një furrë për prodhimin e gëlqeres, ka ndotur ajrin.
Ai u gjet në vendin e qujtuar Krastë, në Krujë, teksa kishte ndezur furrën e gëlqeres pa leje.
Furrat e gëlqeres njihen si një prej ndotësve më të rrezikshmë për ajrin. Tymi që lëshohet në ajër është i zi, ka erë karakteristike dhe është plot toksina.