Nisin kundërshtimet ndaj Markut, prokurori i Elbasanit refuzon shkarkimin

Nisin kundërshtimet ndaj Markut, prokurori i Elbasanit refuzon shkarkimin

Kanë nisur publikisht përplasjet dhe kundërshtimet e para të vendimeve të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.

Zonja Marku vendosi sot ndërprerjen e mandatit të prokurorit të Elbasanit Dritan Gina, bashkëshorti I prokurores Rovena Gashi, e shkarkuar pak javë më parë.

Prokurori Gina u emërua në këtë post nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në 3 nëntor 2016.

Në një konferencë për shtyp, menjëherë pas bërjes publike të lajmit, Dritan Gina ka kundërshtuar vendimin e Markut:

“Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë. Unë nuk e braktis detyrën!”

Prokurori Gina I bëri thirrje dhe kolegëve të tij që të mos lejojnë që pozicioni I tyre “të shërbejë për qoka”, por të zbatojnë ligjin:

“I bëj thirrje dhe kolegëve të jmi që janë në të njëjtin pozicion si unë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe figurës si prokuror i Republikës. Të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka, apo ta kthejnë prokurorinë në prokurori qokash. Për ti bërë qoka njërit apo tjetrit, ne jemi prokurori dhe duhet të zbatojmë vetëm ligjin.”

Sot, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Marku shkarkoi nga detyra dhe prokurorët e Fierit dhe Kukësit.

Ndaj Markut, po sot u bë dhe një padi nga prokurorja Rovena Gashi për shkarkim të padrejtë nga detyra në krye të Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, pak javë më parë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>