Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se duke nisur nga dita e mërkurë, 7 prill e deri më 21 prill nisin punimet në aksin rrugor r qafë Kashar-Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit të ARRSH-së dhe Policisë Rrugore trafiku do të devijohet kështu:
Faza e parë drejtimi qafë Kashar-Ura e Dajlanit, Durrës
1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.
2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas. Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.
3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth. Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.
4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit. Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.
5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.
Faza e dytë drejtimi Ura e Dajlanit Durrës-Qafë Kashar
Trafiku do të devijohet nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar.
Punime për riparimin në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet. Qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur.