Nisin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të parët votojnë të infektuarit me Covid-19

Nga Exit News
Nisin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të parët votojnë të infektuarit me Covid-19

Prej 13 deri në 15 korrik, në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, për të zgjedhur 120 deputetë dhe qeverinë e ardhshme të vendit.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, në tre ditë të ndryshme do të votojnë grupe të ndryshme votuesish:

  • Të hënën, 13 korrik, do të votojnë 3.526 persona të infektuar me Covid-19, nën një protokoll të rreptë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Të martën, 14 korrik, do të votojnë 8 852 persona me probleme shëndetësore apo nevoja të veçantë, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë.
  • Të mërkurën, në 15 korrik, do të votojnë pjesa tjetër e qytetaëve, në qëndrat e votimit.

 Si do të votojnë personat e infektuar me Covid-19?

Një trupë e përbërë nga personel mjekësor dhe zyrtarë të institucioneve zgjedhore, të veshur me veshje mbrojtëse, do të shkojnë në shtëpitë e të infektuarve.

Votuesit me Covid-19, po ashtu duhet të jenë me doreza dhe maskë mbrojtë. Ata do të heqin maskën vetëm në momentin e identifikimit.

Për çdo votues, do të përdoren veshje të reja mbrojtëse.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>