Ditën e hënë, më 15 qershor kanë nisur fluturimet nga Shqipëria për në vendet e BE-së dhe jashtë BE-së, vetëm për personat që kanë leje qendrimi ose pasaportë të një vendi evropian, dhe kanë ngelur në Shqipëri. Lajmi u dha ditën e hënë nga Aeroporti “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Linjat të cilat nisin fluturimin sot janë:
Austria Airlines – Mbërrin nga Viena në 14:20 dhe niset në nga Tirana në 15:05
Air Serbia – Mbërrin nga Beogradi në 14:30 dhe niset nga Tirana në 15:00.
Air Albania – Fluturimi I riatdhesimit me Franfurtin mbërrin në Tiranë me 18:15
Aegean Airline – Mbërrin nga Athona në 19:25 dhe niset nga Tirana në 20:05
Kufijtë ajrorë të vendit u mbyllën më 10 mars, dhe lejoheshin vetëm fluturimet e riatdhesimit me kompaninë ajore Air Albania.