Kryetari i partisë Nisma në Kosovë, Fatmir Limaj tha se partia e tij po diskuton mundësinë për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).
Limaj vizitoi të martën Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas takimit Limaj pohoi se i mbetet PDK-së të vendos:
“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos.”
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.