Nisma diskuton mundësinë e koalicionit parazgjedhor me PDK

Nga Exit News
Nisma diskuton mundësinë e koalicionit parazgjedhor me PDK

Kryetari i partisë Nisma në Kosovë, Fatmir Limaj tha se partia e tij po diskuton mundësinë për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Limaj vizitoi të martën  Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas takimit Limaj pohoi se i mbetet PDK-së të vendos:

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos.”

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>