Nisma Thurje prezanton programin legjislativ me 33 projektligje

Nga Exit News
Nisma Thurje prezanton programin legjislativ me 33 projektligje

Përfaqësuesit e Nismës Thurje  Endrit Shabani dhe Pano Soko prezantuan të mërkurën programin legjislativ të Nismës Thurje.

Ata prezantuan 33 projektligjet “që synojnë të nisin transformimin e sistemit politik në Shqipëri, duke i dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar”.

Më poshtë sjellim disa nga këto projektligje:

  • Tërheqja e Përfaqësimit
  • Peticioni zyrtar (e drejta e popullit për të dnikuar në punimet e parlamentit, që parlamenti të flasë për problemet e qyetarëve)
  • Asambletë Kombëtare (ide që vjen nga vendet demokratike, koncepti i Asamblesë Kombëtare është që të zgjidh krizat kombëtare, për tja hequr nga dora partive politike që të prodhojnë kriza)
  • Demokratizimi i Partive Politike
  • Juria në gjyqëspr (synon plotësimin e reformës në drejtësi, rikthimin e traditës së jurisë, që qyetarët e zakonshëm të marrin vendime)
  • Konkurenca (politikat anti trust, ndalimi i krijimit të monopoleve)
  • Kodi elektoral proporcional kombëtar me lista të hapura (numërim i votave në mënyrë elektronike)
  • Pavarësia e mediave ( duke thyer monopolet në media, pjesëmarrja në pronësinë e mediave të jetë solidare, që ato të mos përdoren)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>