Nisma Thurje zyrtarizoi, të shtunën, angazhimin e saj për zgjedhjet e 25 prillit përmes një prezantimi virtual të ideve dhe të skuadrës së saj.
Zërat kryesore të Nismës, Panajot Sako, Endri Shabani e Rudina Hajdari i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta për të luftuar klasën e vjetër politike, që prej 30 vitesh ka vjedhur dhe varfëruar qytetarët.
Një prej mesazheve kryesore të artikuluara nga të gjithë folësit në prezantim ishte se ‘Shqipëri nuk është vend i varfër, por i vjedhur nga politika’ dhe se ‘shpresa tek çdo shqiptar është diçka që politika nuk mund ta vjedhë’.
Panajot Sako, një prej zërave më të njohur të Nismës Thurje ftoi qytetarët të bashkohen me ta pasi ka ardhur koha për tu shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike.
Ndërsa Endri Shabani theksoi :
“Nuk i meritojmë këta që na kanë qeverisur. Çdo kriminel që qeveris sot në parlament duhet ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë.”
Ai tha se Nisma Thurje nuk mendon se Shqipëria nuk bëhet, por se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm.