Nisma Thurrje ka prezantuar më herët 33 projektligjet të cilat parashikon t’i dërgojë në Parlament.
Të martën dy përfaqësuesit e saj Endri Shabani dhe Panajot Soko shpjeguan projektligjin për vetingun e politikanëve.
“Kemi parë deri më tani veting në drejtësi, në polici, por nuk kemi parë vetting tek ata të cilët hartojnë dhe miratojnë ligjet, politikanët. Ne do kërkojmë në Parlament që të hetohet pasuria e politikanëve, një më një, i kanë e ku i kanë, me se dhe me çfarë i kanë vënë”, njofton Nisma Thurrje.
Nisma shpjegoi se çdo politikan që nuk justifikon paratë dhe pronat, i konfiskohen dhe shkojnë në shërbim të komuniteteve në nevojë. “Është koha t’u themi politikanëve “Suksese në Jetë”. Për 30 vite kanë marrë e na kanë rrjepur pa u lodhur, është koha të japin llogari”, tha Nisma përmes një postimi në Facebook.
Disa nga projektligjet e tjera që Nisma Thurrje do të shpjegojë në vijim janë:
- Tërheqja e Përfaqësimit
- Peticioni zyrtar (e drejta e popullit për të dnikuar në punimet e parlamentit, që parlamenti të flasë për problemet e qyetarëve)
- Asambletë Kombëtare (ide që vjen nga vendet demokratike, koncepti i Asamblesë Kombëtare është që të zgjidh krizat kombëtare, për tja hequr nga dora partive politike që të prodhojnë kriza)
- Demokratizimi i Partive Politike
- Juria në gjyqëspr (synon plotësimin e reformës në drejtësi, rikthimin e traditës së jurisë, që qyetarët e zakonshëm të marrin vendime)
- Konkurenca (politikat anti trust, ndalimi i krijimit të monopoleve)
- Kodi elektoral proporcional kombëtar me lista të hapura (numërim i votave në mënyrë elektronike)
- Pavarësia e mediave ( duke thyer monopolet në media, pjesëmarrja në pronësinë e mediave të jetë solidare, që ato të mos përdoren)