Nisma Thurje nis një peticion popullor për ndryshimin e sistemit elektoral

Nisma Thurje nis një peticion popullor për ndryshimin e sistemit elektoral

Nisma Thurje ka hartuar një peticionin publik “1 milion kundër sistemit”, për të kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Nisma u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen peticionit me qëllimin për t’u bërë bashkë 1 milion shqiptarë në mbështetje të propozimit, duke firmosur ose online ose në letër  kudo nëpër Shqipëri.

Nisma Thurje, e cila është një organizim vullnetar jopolitik qytetar që promovon çështje me interes publik, në njoftimin në Facebook shkruan:

Shqipëria sot nuk ka shtet ligjor, por pushtet individësh që ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin çdo 8 vjet. Përfaqësuesit e zgjedhur sot nuk janë shërbyes të shqiptarëve dhe as nuk zgjidhen prej tyre. Ata zgjidhen nga kryetarët e partive dhe iu shërbejnë vetëm atyre.

Një grusht njerëzish që u vendosën në krye të këtij vendi që 28 vjet më parë dhe u ngulën aty si gozhda në dërrasë, ndërtuan një sistem që ua mundësonte atyre të kishin pushtet absolut, të gjithanshëm, të paprekshëm dhe të patjetërsueshëm.

Është pikërisht ky sistem ai që ua mundëson atyre mbretërimin e këtij vendi me rrotacion, pasurimin e tyre, të familjeve të tyre dhe një grushti oligarkësh rreth tyre, ndërkohë që populli paguan dhe vuan në varfëri të plotë. 

Në zemër të këtij sistemi është kodi elektoral dhe Kushtetuta e tjetërsuar me marrveshje të bëra natën nga një grusht personash. Për këtë kemi vendosur të nisim një debat publik, të hapur, pa censurë ku secili të japë idenë e tij sesi duhet ndryshuar ky sistem.

Të gjitha të dhënat për t’ju bashkuar peticionit mund të gjenden në faqen në Facebook ose në rrjet të Nismës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>