Nisma Thurrje kallëzoi kryebashkiakun e Tiranës Veliaj për lidhje me mafian në dhënien e lejeve të ndërtimit, bazuar në përgjimet e anëtarëve të Ndraghetës të kryera nga prokuroria italiane, të martën në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion.
Endri Shabani, përfaqësues i Thurrjes, e akuzoi SPAK-un se nuk po arreston zyrtarët e lartë, por vetëm “qytetarë të thjeshtë dhe funksionarë publik të dorës së dytë”. Shabani tha se deri më tani në SPAK janë denoncuar 1000 zyrtarë të lartë për korrupsion.
Pano Soko, përfaqësues i Thurrjes, u shpreh se çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë tregojnë futjen e parave të drogës në treg. “Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga”, shtoi Soko.
Nisma Thurrje dorëzoi në SPAK përgjimet e publikuara, javën e kaluar, në median shqiptare, të anëtarëve të mafias italiane ‘Ndragheta’, ku flitet për mundësinë e përfitimit të lejeve ndërtimi dhe tenderave public përmes korruptimit të zyrtarëve të lartë shqiptarë.