Niveli i vdekjeve në Spanjë më i ulëti në 19 ditë

Nga Exit News
Niveli i vdekjeve në Spanjë më i ulëti në 19 ditë

Në Spanjë, numri i vdekjeve është ulur në numrin më të vogël gjatë këtyre 19 ditëve, për herë të parë në 24 orët e fundit. Ajo raportoi sot 510 vdekje, në krahasim me 910 vdekje të raportuara disa ditë më parë.

Spanja ka konfirmuar 161, 852 raste infektimi dhe 16, 353 vdekje që nga shpërthimi i virusit, duke u bërë vendi i parë në Evropë për numrin e të infektuarve.

Spanja po mendohet të lehtësojë masat ndaluese, duke filluar të ringjallë ekonominë. Në fillim qeveria do të hapë sektorin e ndërtimit dhe industrinë prodhuese.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë tha se vendi ka hyrë në fazën e uljes së numrit të të infektuarve, dhe qeveria po përgatitet të lejojë disa punonjës të bizneseve jo të domosdoshme të kthehen në punë.

Lajme te ngjashme