Një artist “apolitik” për një kohë “apolitike” – Ministria e Kulturës shpërblen servilizmin me Bienalen e Venecias

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Një artist “apolitik” për një kohë “apolitike” – Ministria e Kulturës shpërblen servilizmin me Bienalen e Venecias

Gjatë qeverisë së parë të Ramës, Ministria e Kulturës bëri një përpjekje të vetme serioze për të shkëputur nga nepotizmi dhe korrupsioni përfaqësimin shqiptar në Bienalen e Venecias, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit në botë.

Strategjia kryesore për ta bërë këtë ishte ngritja e një jurie të pavarur të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë që do të vlerësonin propozimet e ndryshme që do të vinin nga artistët pas hapjes së një thirrjeje publike.

Si rezultat i kësaj qasjeje të re, Armando Lulaj, i njohur për punën e tij kritike ndaj të kaluarës komuniste të Shqipërisë, u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e 56-të në vitin 2015. Juria u kryesua nga teoricieni i artit Boris Groys, ndërsa anëtarët e tjerë ishin Kathrin Rhomberg, Adrian Paci dhe Albert Heta. As Groys dhe as Rhomberg nuk kishin pasur më parë asnjë lidhje me Ministrinë e Kulturës ose Shqipërinë. Por ekspozita e Lulajt në Venecia përqendrohej në heqjen e paraleleve thelbësore mes diktaturës së shkuar dhe sistemit të tanishëm politik dhe, për rrjedhojë, u pengua që nga fillimi në fund nga ministria e Kumbaros.

Për edicionin e 57-të të Bienales, në vitin 2017, u përzgjodh Leonard Qylafi. Juria këtë herë ishte shumë më afër orbitës së Ministrisë. Ajo u drejtua nga Julia Fabenyi, drejtoreshë në Muzeun Ludwig në Budapest, e katapultuar nga kryeministri i djathtë Viktor Orbán. Julia Fabenyi kishte bashkëpunuar më parë me Ministrinë për një ekspozitë të artistëve shqiptarë.

Në juri ishte dhe Marco Scotini, kurator i ekspozitës së Lulajt në Venecia, i cili ndërtoi marrëdhënie të ngushta personale me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Pjesa tjetër e jurisë përbëhej nga kosovarë dhe shqiptarë. Me fjalë të tjera, ishte një juri e përzfjedhur për të zgjidhur kandidatin “e preferuar” nga qeveria.

Me të vërtetë, ndryshe nga puna e Lulajt, puna e Qylafit kishte “përparësinë” e mos trajtimit hapur të çështjeve të tanishme politike apo shoqërore, të cilat mund të “turpëronin” qeverinë—piktura që nuk do të dëmtonin askënd në një ekspozitë që nuk do të dëmtonte askënd.

Këtë vit Ministria e Kulturës ka zbritur në një nivel edhe më të ulët duke hequr plotësisht çdo lloj mundësie për përzgjedhje të pavarur, bazuar në cilësi artistike, dhe ka emëruar Driant Zenelin si përfaqësues të Shqipërisë në Bienalen e 58-të të Venecias. Nuk u zhvillua ansjë konkurs publik dhe nuk e emërua asnjë juri e pavarur. Zeneli thjesht u shpall artisti që do të përfaqësonte Shqipërinë me një projekt të quajtur “Ndoshta kozmosi nuk është kaq i jashtëzakonshëm”.

Driant Zeneli, pasi bëri një instalacion në muzeun propagandistik të Ramës Bunk’Art 2, u promovua me shpejtësi nga Ministria e Kulturës—pavarësisht mungesës së përvojës si kurator apo organizator. Ministria e emëroi atë drejtor të Mediterranea 18, në vitin 2017, gjatë së cilës ai e bëri të qartë që në fillim se donte një ekspozitë “apolitike”. Ai shkroi:

“Për të paktën një herë, arti nuk duhet të bëhet vetëm për kritika apo provokime, por duhet të bëhet me detyrën e riciklimit (në vend të propozimit) të alternativave të reja.

Zeneli, më pas u miqësua, me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Kryebashkiakut së Tiranës Veliaj—aspiruesen për t’u bërë njeri me ndikim dhe me shumë para të dyshimta në llogaritë e saj bankare. Zeneli dhe Xoxa themeluan një platformë për artin bashkëkohor, të quajtur “Harabel”, me qëllim krijimin e një arkivi të hapur të portofoleve të artistëve në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, Xoxa organizon aktivitete me artistë (memecë) të preferuar të qeverisë, si Anri Sala. Me pak fjalë, Zeneli u rehatua mjaft mirë në rrethin e artistëve të mpleksur me njëri-tjetrin që qarkojnë qeverinë Rama.

Mos prisni nga Zeneli të ngrejë zërin kundër financimit të pakët për artin dhe kulturën e pavarur në Shqipëri. Mos prisni nga Zeneli që të dënojë projektet pa shije të “artit” të qeverisë shqiptare, siç është mbulimi i trashëgimisë industriale me nusepashke. Mos prisni që Zeneli t’i bashkohet dhjetëra aktorëve dhe artistëve për të mbrojtur trashëgiminë kulturore kombëtare të godinës së Teatrit Kombëtar nga korrupsioni masiv dhe mashtrimi i qeverisë.

Në të vërtetë, mos prisni asgjë fare nga Zeneli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>