Një gjykatës kriminel? Ku po shkon ky vend?

Një gjykatës kriminel? Ku po shkon ky vend?

Mbrëmë, qytetari A.GJ. u paraqit në urgjencën e spitalit Nënë Tereza në Tiranë me katër plagë thike—në sup, në ije, në bark dhe në këmbë—dhe me dëmtime të tjera në trup.

I pyetur nga policia, ai deklaroi se ishte plagosur në garazhin e shtëpisë së tij, me një llamarinë alumini. Ndërkohë, në makinën e tij policia gjeti 20 mijë euro.

Me sa duket për t’ju shmangur ekspozimit të mëtejshëm ndaj policisë dhe publikut, ai largohet nga spitali publik pasi merr ndihmën e parë mjeksore dhe, me pretendimin që po kthehet në shtëpi, shkon për mjekim më të plotë në një klinikë private

Po përse një person i plagosur rëndë gënjen dhe nuk dëshiron të deklarojë faktet në polici? Ne vetëm mund të hamendësojmë:

  • Sepse nuk do të tregojë kush ishte personi apo personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
  • Sepse nuk dëshiron të tregojë motivin apo rrethanat e vërteta të ngjarjes.
  • Sepse është kërcënuar dhe ka frikë për veten e familjen e nuk beson tek mbrojtja e policisë.
  • Sepse është i përfshirë në grupe mafioze që eleminojnë ata që i tradhtojnë.
  • Sepse nuk beson që drejtësia do të ndëshkojë atë apo ata që e kanë sulmuar.
  • Sepse nuk do që policia të arrestojë apo drejtësia të dënojë atë që e ka sulmuar.

Personi që ka gënjyer policinë është Artan Gjermeni, një ndër gjykatësit më të rëndësishëm dhe me karrierën më të gjatë në gjyqësor. Aktualisht, ai është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ku jep drejtësi kundër kriminelëve; është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë ku përgatiten njerëzit e ligjit; është pedagog dhe, njëkohësisht, anëtar i bordit drejtues të Shkollës së Magjistraturës që përgatit gjykatësit dhe prokurorët e vendit; dhe ka qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtëssië, organi më i rëndësishëm në administrimin e sistemit të drejtësië në vend.

Nëse një gjyqtar i tillë përpiqet të sabotojë apo manipulojë drejtësinë, ç’duhet të presim nga kriminelët? Nëse një gjyqtar nuk beson tek drejtësia, si mundet të besojë një qytetar i thjeshtë? Akoma më keq, nëse një person i tillë është përfshirë në aktivitete a marrëdhënie të paligjshme apo kriminale, ku po shkon ky vend?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>