Aktivistë bjellorusë padisin Lukashenkon për krime kundër njerëzimit

Aktivistë bjellorusë padisin Lukashenkon për krime kundër njerëzimit

Dhjetë shtetas bjellorusë i kanë kërkuar prokurorit federal gjerman hetim penal kundër Presidentit Alexander Lukashenko për krime kundër njerëzimit.

Avokatët e bazuan kërkesën në ligjet e juridiksionit universal që lejojnë Gjermaninë të gjykojë krime kundër njerëzimit kudo në botë, raporton Reuters.

“Të gjithë klientët kanë raportuar arrestime false, tortura dhe abuzime gjatë ditëve të burgosjes së tyre … Secili prej tyre ka pësuar pasoja të rënda shëndetësore,” deklaruan ata.

Në mars, OKB-ja deklaroi se do të ngrinte një skuadër që të hetonte akuzat për përdorim dhune dhe tortura gjatë protëstave në Bjellorusi.

Avokatët pretendojnë se kanë prova për rreth 100 raste të dokumentuara të torturave shtetërore në vend.

Lukashenko u përball me protesta masive në rrugë pas zgjedhjeve presidenciale gushtin e kaluar, për të cilat opozita thotë se u manipuluan.

Kreu i opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya e mirëpriti padinë nga mërgimi në Lituani.

“Nuk do të ketë kurrë mosndëshkim në Bjellorusi dhe lajmet e sotme janë një shembull i qartë i kësaj,” tha ajo në një deklaratë.

Nga ana e tyre, autoritetet bjelloruse i kanë quajtur protestuesit kriminelë dhe revolucionarë të dhunshëm të mbështetur nga Perëndimi, ndërsa vendimin e OKB-së një përpjekje për ndërhyrje në punët e brendshme.

Ligjet e juridiksionit universal të Gjermanisë u përdorën në shkurt për të dënuar një ish-anëtar të sigurisë së Presidentit Sirian, Bashar al-Assad për tortura ndaj civilëve.

LEXO  Votimi në OKB, Presidenti Meta kundër Qeverisë Rama

 

 

Lajme te ngjashme